Monedha europiane ka shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që nga 13 qershori i këtij viti. Një euro këtë të premte sipas Bankës së Shqipërisë është këmbyer me 126,27 lekë duke shënuar kështu një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Kjo është dita e tetë që monedha europiane fiton pikë kundrejt lekut. Arsyeja kryesore sipas ekspertëve është largimi i emigrantëve. Ndërkohë leku ka humbur pikë edhe ndaj dollarit amerikan, i cili sipas Bankës së Shqipërisë u këmbye me 108.19 lekë. /abcnews.al
Euro rikuperon pikë ndaj Lekut, niveli më i lartë që nga 13 qershori
schedule15:23 - 31 Gusht, 2018
schedule 15:23 - 31 Gusht, 2018