Euro në “vendnumëro”/ Nis javën me rënie, zbret sërish në 104.2 lekë

schedule14:18 - 9 Janar, 2024

schedule 14:18 - 9 Janar, 2024

Monedha Europiane ka pësuar një dobësim në ditët e para të kësaj jave.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipëris një euro është kthyer në nivelin e 104 lekëve duke pësuar një ulje me gati 1 pikë.

Leku vijon të jetë përsëri në revansh përballë të gjitha monedhave të huaja .Vetëm një javë më parë euro fitoi gati dy pikë kundrejt lekut shqiptar duke u këmbyer me rreth 105 lekë.

Ky rezultoi niveli më i lartë i monedhës europiane përballë lekut e regjistruar në dy muaj.

Agjentët e këmbimit valuator theksojnë se largimi i emigrantëve që erdhën për festa mund të ketë ndikuar në sasinë e eurove në qarkullim.Edhe dollari amerikan i është rikthyer rënies duke u këmbyer me 95 lekë./abcnews.al