Euro e ka nisur dobët javën duke humbur 0.14 pikë krahasuar me lekun në raport me të premten. Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro sot këmbëhet mesatarisht me 117.08 lekë. Situata duket disi më ndryshe sa i përket dollarit amerikan, i cili ka filluar të rekuperojë në raport me lekun pas rënies së javës së kaluar, raporton abcnews.al.
Sot, një dollar amerikan këmbëhet mesatarisht me 114.88 lekë. Edhe paundi britanik është vlerësuar ndaj lekut gjatë kësaj të hënë, ku një paund është këmbyer me 138.44 lekë.
Euro ka ngecur mes 116-117 lekëve gjatë muajve të fundit për shkak të fluksit të lartë të monedhës europiane që është futur në vend për shkak të sezonit si edhe pastrimit të madh të parave që po bëhet në Shqipëri. Ky fakt vërehet në mënyrë të drejtpërdrejt në sektorin e ndërtimit.
/abcnews.al