Euro dy ditët e fundit ka pësuar një dobësim me 2.4 pikë duke arritur vlerën e 111 lekëve

schedule14:48 - 21 Maj, 2023

schedule 14:48 - 21 Maj, 2023

Euro i është rikthyer dobësimit përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro tashmë po këmbehet me 111 lekë   nga rreth 113.4 lekë që arriti në mes të javës.

Ekspertët e  tregjeve financiare  thonë se këto luhatje në kursin e këmbimit valuator  janë shkaktuar më së shumti nga faktorë psikologjikë.

Pritshmërit janë që euro  të vijoj të dobësohet përballë lekut pasi po afron sezoni  turistik i verës  i cili do të sjellë fluks eurosh në treg nga turistët por edhe emigrantët që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë familjeve.

Forcimi i lekut shqiptar ka dhënë efektet e para në uljen e nivelit të eksporteve shqiptare me rreth 19% në prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!