Euro 2025 U19/ Shqipëria sfidon nesër Izraelin, “Kuqezinjtë” gati për sfidën e parë

schedule16:46 - 12 Nëntor, 2024

schedule 16:46 - 12 Nëntor, 2024

Shqipëria U-19 do të luajë nesër pasdite ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për kualifikueseve e Kampionatit Europian 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të zbresin në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:00, aty ku do të zhvillojnë edhe takimin e parë ndaj izraelitëve.

Gjendja e skuadrës është e mirë, ekipi ka kryer stërvitje rregullisht prej të dielës dhe është mëse gati për këtë sfidë të parë. Tekniku kuqezi do të ketë në dispozicionin e tij të gjithë lojtarët e ftuar në këtë grumbullim.

Kuqezinjve U-19 u duhet mbështetja e madhe e tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, teksa Federata e Futbollit bën me dije se hyrja në stadium do të jetë falas jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për dy takimet e tjera të Shqipërisë U-19.

Sakaq, po nesër do të luhet ndeshja tjetër e grupit 11 mes Danimarkës dhe Irlandës së Veriut, në stadiumin “Niko Dovana” në ora 12:00. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!