Jemi të surprizuar nga zgjedhjet, por në listën e sotshme shohim një tkurrje në repartin ofensiv. Pse kjo zgjedhje?
“Ne patëm dy miqësore në muajin mars dhe iu dha mundësia disa lojtarëve për t’u provuar. Por megjithatë, dera e kombëtares tonë është e hapur për të gjithë. Ne bëmë disa testime, pamë disa lojtarë, por koha nuk na premtonte për të bërë eksperimente.
Grupi është 100% i qetë dhe kemi atmosferën e duhur. Janë të gjithë të gatshëm për të shkuar në këtë rrugëtim. E kam të pamundur t’i marrë të gjithë në kompeticion, por ajo që ka rëndësi është se grupi është i qetë dhe i motivuar. Zgjedhjet e trajnerit nuk janë të lehta, por rëndësi ka që lojtarët janë të qetë”,është shprehur Sylvinho./ h.ll/abcnews.al
Në përditësim