Euro 2024/ “Ruleta ruse” nderon “Shqiponjat”, Polonia mund “Dragonjtë” për t’u kualifikuar në “grupin e ferrit”

schedule23:36 - 26 Mars, 2024

schedule 23:36 - 26 Mars, 2024

Ishte në rankun e një finaleje të madhe, ku në fund fatin e të kualifikuarit e vendosi “ruleta ruse” e 11-metërshave. “Shqiponjat e Bardha” të Polonisë arritën një triumf të madh mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Cardiff City Stadium” eleminuan nga gara për një “biletë”, të Kampionatit Evropian, “Dragonjtë” e Uellsit.

Koha e rregullt mbaroi me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, pavarësisht rasteve të shumta, raste të cilat vazhduan edhe në kohën shtesë, por sërish rezultati mbeti i pandryshuar. Nga pika e bardhë e penalltisë talenti i Leeds United, Daniel James nuk arriti ta përkthejë 11-metërshin e tij në gol, ndërsa Lewandowski, Szymanski, Frankowski, Zalewski e Piatek nuk gabuan duke arritur tirumfin historik.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më lart, Polonia bëhet ekipi i tretë, që siguron fazën e grupeve, falë fazës “play off”, teksa tashmë “yje”, si të lartpërmendurit do të duhet të përballen me ekipe si Austria, Franca e Holanda, në grupin D ose në grupin “e ferrit”, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!