EURO 2024, Ramadani mesazh Italisë: Hyjmë në fushë për të marrë pikë, më mirë që na nënvlerësojnë

schedule12:32 - 9 Qershor, 2024

schedule 12:32 - 9 Qershor, 2024

Shqipëria ditën e djeshme ka mbërritur në tokën gjermane, atje ku edhe do të zhvillojë 3 ndeshjet e Grupit B të Kampionatit Europian. Çdo ditë një lojtarë i Kombëtares do të zhvillojë një konferencë për mediat ku do të pyetet pikërisht në lidhje me këto 3 ndeshje. Sot para kamerave ishte Ylber Ramadani, ku siç shprehet, ka një objektiv të qartë në këtë kompeticion, dhe ai është që të marrim maksimumin në çdo ndeshje dhe të kalojmë grupin.

 

“Atmosfera është fantastike. Jemi së bashku, dje kemi ardhur kurse sot kemi pushim. Ishte një pritje fantastike si kur jashtë avionit ashtu edhe kur mbërritëm te hoteli.

Konkurenca bën mirë, në çdo ekip jo vetëm në Kombëtare. Duhet të jemi në 100% maksimum se luajmë më skuadra të mëdha. Nuk ka rëndësi se kush luan, mjafton të bëjmë më të mirën.

Takimi me Italinë është në ndeshje shumë e veçantë sepse luajmë kundër kampionëve në fuqi. Duhet të hyjmë në fushë dhe të marrim pikë dhe jo vetëm të themi që kemi luajtur mirë.

Normalisht që kjo është një ëndërr që më është bërë realitet. Do bëj maksimumin që si me ekip edhe me Kombëtaren të shkoj në nivelet më të larta dhe këtë gjë synoj edhe këtu.

Kur vij në Kombëtare nuk e shikoj energjinë fare, kur hyj në fushë dua të jap maksimumin dhe të bëj gjithçka për këtë fanellë.

Normalisht me Azerbajxhanit ishte një ndeshje që nuk luajtëm me kundërsulm, detyra jonë ishte që ta fitojmë ndeshjen. Nuk është e thënë që në atë mënyrë të luajmë më Italinë.

Spanja dhe Kroacia janë ekipe shumë të forta. I kemi shikuar. Ne duhet të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin jo vetëm me fjalë por edhe me pikë.

Normalisht që shumica e përbërjes së ekipit që vjen nga Seria A, neve na ndihmon shumë. Çdo lojtar të Italisë e njohim se si luajnë dhe kjo na ndihmon shumë. Janë lojtar me kualitet shumë të lartë dhe ne e dimë sepse kemi luajtur me shumicën në kampionat.

Këto ndeshje janë të trija të forta. Ndeshja nga ndeshja dallon, por do hyjmë me synimin që të marrim rezultatin që na duhet për të vazhduar tutje.

Mua gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar, sepse të jep motivim dhe në heshtje mund t’i fitosh të gjithë.

Me Italinë do doja një gol në minutën e 85-të.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!