EURO 2024/ Miqësorja e parë e qershorit, Zvicra e shqiptarëve triumfon me “poker” ndaj Estonisë

schedule22:36 - 4 Qershor, 2024

schedule 22:36 - 4 Qershor, 2024

“Helvetët” e Zvicrës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë minifazë përgatitore, për Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa në miqësoren e parë, të zhvilluar në stadiumin e Lucernës, Zvicra dominoi totalisht, duke mundur me rezultatin e thellë, 4 me 0, përfaqësuesen e Estoniës.

E zhbllokoi rezultatin Zuber që në minutën e 20-të, me pjesën e parë që mbyllet me epërsinë minimale të vendësve. Gjatë 45 minutave të dyta e tundën rrjetën Zeki Amdouni, Elvedi dhe Xherdan Shqairi, me këtë të fundit, që gjeti rrugën e rrjetës pas një ekzekutimi perfekt të një 11-metërshi.

Ndërakq, kujtojmë se të dy futbollistët me origjinë shqiptare, Shaqiri dhe Xhaka, e nisën ndeshjen nga minuta e parë, me mesfushorin e Leverkusen, që u zëvendësua në minutën e 74’-t nga Aebischer, ndërsa Shaqiri qëndroi në lojë deri në fund, teksa përgatiten kështu për sfidën e parë të Evropian do të përballen me Hungarinë, më 15 qershor. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!