Pak çaste më parë është hedhur shorti për play-off për Euro 2024, në Nyon të Zvicrës. Në fund të këtyre sfidave, vetëm tre kombëtare do të kenë mundësinë të marrin biletën për në Gjermani dhe të plotësojnë vazon e katërt.
Polonia do të ndeshet kundër Estonisë në gjysmëfinale, ndërsa Uellsi kundër Finlandës. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të ndeshen së bashku për biletën e parë për në Euro 2024.
Izraeli do të ndeshet me Islandën, ndërsa Bosnja kundër Ukrainës, fituesit do të ndeshen së bashku për biletën e dytë në Euro 2024.
Gjeorgjia do të ndeshet me Luksemburgun, ndërsa Greqia me Kazakistanin. Fituesit e këtyre sfidave do të ndeshen së bashku në finale për biletën e tretë në Euro 2024.
Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në fazës “play-off”, do të zhvillohen në datat 21-26 mars të vitit 2024.
Shorti i madh i Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00./h.ll/abcnews.al