EURO 2024/ Donnarumma: Është një grup i vështirë për ne, por edhe për të tjerët

schedule15:36 - 2 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 2 Qershor, 2024

Italia dhe trajneri i saj Luciano Spalletti po përgatiten për Euro 2024, aty ku për të mbrojtur fronin e Kampionëve të Evropës, iu duhet të përballen fillimisht me “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë dhe më pas me Kroacinë e Spanjës, pa llogaritur kundërshtarët në fazën me eleminim direkt, që pritet të jenë tejet të vështirë.

Një koment mbi grupin e vështirë të Italisë, së fundmi e ka bërë edhe “gardiani” i portës së “Të Kaltërve”, Gianluigi Donnarumma, i cili foli për kundërshtarët gjatë një interviste për “Sky Sport”, por jo vetë pasi gjithashtu tregoi edhe për emocionet që ndjen si kapiteni i ri i kampionëve në fuqi të Evropës.

“Është një grup i vështirë për ne, por edhe për të tjerët. Kundërshtarët tanë e dinë mirë se do të përballen me një Itali shumë të fortë dhe me ide të qartë. Do të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Duhet të përgatitemi mirë sepse të gjitha ndeshjet do të jenë të komplikuara.

Shiriti i kapitenit? Sigurisht është një përgjegjësi e madhe, por jam krenar të mbaj shiritin e kapitenit te kjo kombëtare. Dua të jap një shembull, për mua është shumë emocionuese të jem kapiteni i Italisë. Kam pasur shembuj të mirë si Buffon, Bonucci e Chiellini. Kam mësuar prej tyre. Te kjo skuadër ka shumë liderë dhe të gjithë duhet të ndihen si kapitenë. Kemi gjithçka në favor për të zhvilluar një Europian të madh”,- u shpreh Donnarumma. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!