EURO 2024/ Absolut në mesfushë, Asllani: Po përgatitemi çdo ditë për Italinë, shpresoj të jap ndonjë asist

schedule22:36 - 3 Qershor, 2024

schedule 22:36 - 3 Qershor, 2024

Ishte një nisje fantastike e kësaj mini-faze përgatitore. Kombëtarja e Shqipërisë ka shkëlqyer në miqësoren e parë të qershorit, duke mundur me rezultatin e thellë 3 me 0 dhe me një lojë të shpejtë e dominuese, përfaqësuesen e Lihtenshtejnit, kundërshtar ky që rezultoi të ishte tepër i dobët për Kombëtaren tonë.

Padyshim një ndër më të mirët në fushë ishte edhe “arkitekti” i mesfushës, Kristjan Asllani, i cili ishte ideator i golit të tretë të sfidës. Pas ndeshjes “ylli” i “Zikaltërve” të Inter dha edhe një koment për mediat, ku u pyet për ndeshjen e parë me Italinë në Evropian, sezonin me kampionët e Serie A dhe pozicionin që ka fituar në formacionin e Sylvinho. /i.m /abcnews.al

Komenti i plotë i Kristjan Asllanit:

“Po të më bëjnë pyetje nga stafi apo futbollistë për Italinë, sigurisht do të përgjigjem. Të gjithë e njohim Italinë, ka lojtarë shumë të fortë. Po përgatitemi për atë ndeshje dhe shpresojmë të bëjmë sa më mirë. Shpresojmë të shkojmë në formën më të mirë, dhe po pati nevojë skuadra për ndonjë pasim të gjatë, shpresoj të jap asist”.

Seriozitet ndaj Lihtenshtejnit: “Po, normale, Evropiani nuk vjen çdo vit. Kemi ardhur me shumë dëshirë deri këtu, ndeshjen e morëm seriozisht dhe shpresojmë të arrijmë në formën më të mirë përballë Italisë.”

Inter dhe Shqipëria: “Jam 22 vjeç dhe sa herë me jepet shansi, dua të jap diçka. Tek Inter kam pasur disa mundësi dhe mendoj se kam bërë mirë. Falënderoj teknikun Sylvinho që më ka dhënë mundësi. Unë dua të jap më të mirën në fushën, të shohim. Këtë vit erdhi edhe goli i parë me Inter. Jam përfshirë shumë më grupin dhe jam bërë shok me të gjihtë lojtarët. Kjo është shumë e rëndësishme”.

Zielinski tek Inter: “Po e presim Zielinksi, është shumë i fortë, teknik, po e presim në ekipin tonë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!