EURO 2021/ Kosova “peshkon” Italinë, derbi për Shqipërinë U19

schedule10:39 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 10:39 - 3 Dhjetor, 2019

Shqipëria dhe Kosova për 19-vjeçarë kanë mësuar rivalët në raundin kualifikues për Euro 2021, që zhvillohet në Rumani. Dardanët, sikurse Shqipëria U17, do të kenë në grupin ku marrin pjesë Italinë. Sllovakia dhe Qipro janë dy ekipet e tjera në grup me Kosovën.

Një short interesante për Shqipërinë e drejtuar nga Nevil Dede. Çekia, Danimarka dhe Maqedonia e Veriut do të përballen me kuqezinjtë.

Dy vendet e para kualifikohen në “Elite Rounde”, si dhe e treta më e mirë në bazë të pikëve të grumbulluara me dy vendet e para në grup. Së bashku me Portugalinë plotësojnë 28 ekipet që do të marrin pjesë në këtë fazë, që zhvillohet në pranverë të vitit 2021. Aty do përcaktohen 7 finalistët që do të bashkohen me Rumaninë organizatore.

GRUPI 1: ITALIA, SLLOVAKIA, QIPRO, KOSOVA
Grupi 2: Ukraina, Izraeli, Bjelloria, Mali i Zi
Grupi 3: Austria, Suedia, Irlanda e Veriut, Gjibraltari

Grupi 4: Gjermania, Skocia, Zvicra, Luksemburgu
GRUPI 5: ÇEKIA, DANIMARKA, MAQEDONIA E VERIUT, SHQIPËRIA

Grupi 6: Kroacia, Gjeorgjia, Letonia, Kazakistani
Grupi 7: Irlanda, Polonia, Bosnja dhe Hercegovina, Estonia
Grupi 8: Franca, Greqia, Azerbajxhani, Moldavia

Grupi 9: Norvegjia, Hungaria, Islanda, Andorra
Grupi 10: Anglia, Sllovenia, Uellsi, Malta

Grupi 11: Holanda, Serbia, Armenia, San Marino
Grupi 12: Turqia, Bullgaria, Rusia, Lituania
Grupi 13: Spanja, Belgjika, Finlanda, Ishujt Faroe

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!