Euro 2020: Vjen humbja e parë, Shqipëria e futsallës mposhtet nga një gol

schedule20:39 - 30 Janar, 2020

schedule 20:39 - 30 Janar, 2020

Kombëtarja shqiptare e futsallës ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë për eliminatoret e Euro 2020. Kuqezinjtë e drejtuar nga Erind Resuli janë befasuar nga Andorra me rezultatin 1-0. Duelet po zhvillohen në Bullgari dhe kjo ishte humbja e parë. Shqipëria fitoi dje 4-1 kundër San Marinos, por sot nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës.

Resuli e nisi takimin me këtë formacion: Da Silva, Brahimi, Mezini, Selmanaj, Halimi (kapiten), por vendosi një gol i shënuar në minutën 29’59 nga ekipi kundërshtar. Ndeshja e tretë dhe e fundit do të luhet me datë 1 shkurt (ora 19:00) dhe përballë kuqezinjve do të jenë vendasit e Bullgarisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!