Euro 2020/ UEFA zgjedh më të mirët e grupeve: Vetëm një italian, dominon Holanda

schedule22:59 - 25 Qershor, 2021

schedule 22:59 - 25 Qershor, 2021

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të fazës së grupeve. 16 kombëtare siguruan kualifikimin në raundin e 1/8-ve, aty ku do të shijojmë tetë përballje të forta dhe tepër emocionuese.

Po cilët ishin ata që shkëlqyen në ndeshjet e grupeve? Në portë Gianluigi Donnarumma i Italisë, i cili ia doli të mbajë të paprekur portën në tre sfidat e grupit A.

“Gardiani” është i vetmi lojtar italian mes më të mirëve. Treshja e mbrojtjes formohet nga Dumfries (Holanda), Laporte (Spanja), Meunier (Belgjika).

Katër në mesfushë, repart ku janë përzgjedhur Yarmolenko (Ukraina), Wijnaldum (Holanda), Shaqiri (Zvicra) e Forsberg (Suedia).

Interesant edhe reparti i sulmit, aty ku nuk mungon Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë deri tani në Euro 2020 (5 gola). Ylli portugez ka përkrah Depay (Holanda) dhe Schick (Çekia). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!