EURO 2020/ “Të vdekshin fëmijët”, mallkime e kërcënime për yllin e Spanjës

schedule10:12 - 25 Qershor, 2021

schedule 10:12 - 25 Qershor, 2021

“Unë nuk jam duke e bërë punën time mirë”, kështu e nis fjalën e tij Alvaro Morata, i cili ka folur për radion spanjolle Cope dhe tregon se për të kjo periudhë ka qenë e vështirë.

Rastet e humbura në fushën e blertë janë shoqëruar me kritika, vërshëllima dhe madje ka pasur edhe kërcënime. Vetë sulmuesi i Spanjës e rrëfen diçka të tillë.

“Kam qëndruar 9 orë pa gjumë pas Polonisë. Kam marrë kërcënime, fyerje ndaj familjes, njerëz që më thonin që shpresojmë që fëmijët tuaj të vdesin…

Jam mirë gjithsesi, mbase disa vite më parë do të isha shumë më keq”, shprehet Morata, sulmuesi spanjoll që aktivizohet te Juventusi në Serie A.

Morata më tej shton: “Ndoshta nuk e kam bërë punën mirë. E kuptoj që më kritikoni që nuk kam shënuar, por njerëzit duhet ta vendosin veten në pozicionin tim dhe të kuptojnë se çfarë do të thotë të marrësh kërcënime, duke të thënë që fëmijët e tu duhet të vdesin.

Kur të ndodhë ndonjë tragjedi ata do të thonë se ai ishte një djalë i mirë. Gjëja që më shqetëson më shumë se ata ia thonë këto gjëra gruas dhe fëmijëve të mi në stadium”.

“Psikologu i kombëtares? Na ndihmon shumë. Është mirë të kesh dikë që të dëgjon sa herë të kesh nevojë. Shokët e mi tallen me mua, për shkak të frikës për të fluturuar. Por për fat të mirë mund të flas me psikologun për këtë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!