UEFA duhet të vlerësojë me shumë kujdes mundësinë për organizimin e gjysmëfinaleve dhe finales së kampionatit europian të futbollit në “Wembley” të Londrës.
Kjo për shkak se ka një mospërputhje mes rregullave të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar kundër Covid-19. Sidomos për kufizimin e qytetarëve britanikë që udhëtojnë në Europë duke pranuar nga ana tjetër një pjesëmarrje të madhe tifozësh për të marrë pjesë në ndeshje.
Ideja është hedhur nga zv/presidenti i Bashkimit Europian, Margaritis Shinas. Ky i fundit shtoi se dhe ideja e një stadiumi të mbushur në momentin që të gjithë janë të shqetësuar për variantin delta, duhet të sjellë reflektim nga UEFA.
Shinas mbyll reagimin e tij duke thënë se Angela Merkel, Mario Dragi dhe shumë eurodeputetë ndajnë të njëjtin shqetësim me të. Finalja e Euro 2020 është programuar të luhet mbrëmjen e 11 korrikut në kryeqytetin anglez. /abcnews.al