12 gola u realizuan në takimet çerekfinale të Euro 2020, teksa ndeshja Zvicër-Spanjë shkoi në shtesa, madje penalltitë vendosën ekipin që u kualifikua.
Itali-Spanjë dhe Angli-Danimarkë janë dy përballje gjysmëfinale, që do të luhen të marën dhe të mërkurën (6 dhe 7 korrik).
Po cilët ishin lojtarët më të mirë të raundit çerekfinal? Anglia mposhti 4-0 Ukrainën dhe tre futbollistë të ekipit të Southgate janë përzgjedhur mes më të mirëve.
Mbrojtësit Luke Shaw dhe Harry Maguire, por edhe kapiteni Harry Kane, autor i një dygolëshi në triumfon me “poker” ndaj Ukrainës, janë pjesë e formacionit më të mirë.
Më pas vijnë Italia, Spanja dhe Zvicra me nga dy lojtarë. Nicolo Barella dhe Lorenzo Insigne i dhuruan kombëtares së kaltër suksesin 2-1 ndaj Belgjikës me golat e tyre.
Katalanasit Sergio Busquets dhe Pedri janë pjesë e formacionit më të mirë, aty ku bëjnë pjesë edhe dy helvetë: Xherdan Shaqiri dhe portieri Yann Sommer.
“Gardiani” zviceran shkëlqeu ndaj Spanjës. Sommer kreu 10 pritje fantastike (rekord në Euro 2020) dhe është vlerësuar me notën më të lartë; 9.4.
Dy lojtarët e tjerë që kompletojnë formacionin më të mirë të dueleve çerekfinale janë Thomas Vermaelen (Belgjika) dhe Vladimir Coufal (Republika e Çekisë). /abcnews.al