Trent Alexander-Arnold nuk do të luajë në Euro 2020. Ylli i Liverpool pësoi një dëmtim në miqësoren e dy netëve më parë ndaj Austrisë. Tërheqja muskulore në kofshë do e mbajë 6 javë larg fushave 22-vjeçarin e krahut të djathtë të mbrojtjes.
Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate mund të humbasë edhe shërbimet e dy lojtarëve të tjerë: Jordan Henderson dhe Harry Maguire: respektivisht kapitenët e Liverpool dhe Manchester United.
I pari po tenton të marrë veten nga një dëmtim muskulor dhe ka humbur duelin e parë ndaj Kroacisë, që zhvillohet më 13 qershor. Në ishull janë pesimistë për rikuperimin e tij.
I njëjti diskutim edhe për mbrojtësin e “Djajve të Kuq”. Southgate rrezikoi duke e grumbulluar, por Maguire mund të humbasë pjesëmarrjen në Euro 2020, pasi përveç problemeve në kavilje, ditët e fundit ka shfaqur edhe një gjendje aspak të mirë fizike. /abcnews.al