Euro 2020: Dëmtimet prekin Italinë, Mancini humbet një tjetër mesfushor

schedule11:06 - 10 Qershor, 2021

schedule 11:06 - 10 Qershor, 2021

Italia zbret nesër në fushë përballë Turqisë, që përkon me sfidën hapëse të Euro 2020. Kombëtarja e kaltër do të presë skuadrën e Senol Gunes në “Olimpico” të Romës (21:00) dhe Roberto Mancini po merret me detajet e fundit.

Një tjetër mesfushor është dëmtuar tek Italia. Pak ditë më parë, Stefano Sensi u detyrua të largohej nga grumbullimi dhe në vend të tij u ftua Matteo Pessina i Atalantës. Tani është dëmtuar edhe Lorenzo Pellegrini, mesfushori i Romës.

 

Lorenzo Pellegrini

24-vjeçari ndjen probleme muskulore, të cilat i ka pasur edhe në javët e fundit. Pas stërvitjes së ditës së djeshme, Pellegrini ka qëndruar edhe pak në fushë duke provuar goditje drejt portës dhe aty ka pësuar tërheqje muskulore.

Lojtari do t’i nënshtrohet sot kontrolleve të detajuara mjekësorë për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij. Gaetano Castrovilli është lajmëruar të bëhet gati dhe do të jetë mesfushori i Fiorentinës ai që do të zëvendësojë Pellegrinin. /abcnews.al

 

Gaetano Castrovilli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!