Kampionati Europian po luan raundin e tretë të ndeshjeve në grupe dhe sot vendosen verdiktet e grupit D, ku ndodhet Anglia dhe asgjë nuk është vendosur. Të dyja sfidat e këtij grupi nisin në orën 21:00 për të shmangur mundësinë e rregullimeve të rezultateve nga skuadrat.
Në “Wembley”, stadiumin e finales së madhe, Anglia pret përfaqësuesen e Çekisë. Këta të fundit janë kokë grupi për shkak të golavarazhit më të mirë dhe skuadrës së Southgate i duhet vetëm fitorja për të siguruar vendin e parë në grup.
Në të njëjtën orë në Skoci, vendasit presin Kroacinë. Të dyve ekipeve u duhen me patjetër fitoret, për të arritur të grumbullojnë 4 pikë dhe siguruarn kualifikimin mes 4 vendeve të treta më të mira. /abcnews.al