Kryetari Partisë Demokratike për Elbasanin Eugen Isai tha se PD nuk njeh zgjedhjet e krerëve të degëve nga komisioni i Rithemelimit, që u zhvilluan të dielën e 10 prillit.
Në një konference për mediat Isai foli për procesin e emërimeve të grupit të rithemelimit, duke thënë se në Elbasan procesi i emërimit ishte fals.
“Për herë të parë ne 31 vite në këtë force politike janë bërë emërime. Në Elbasan procesi është fals nuk jemi pjesë. Ky proces përçan PD-në. Sfidoj drejtuesit e Rithemelimit të provojnë të kundërtën. Flasin, bëjnë propagandë por nuk i është mundësuar demokratëve të vërtetë. Sot kanë marre pjesë në votime vetëm 400 nga 2000 që ka Elbasani. E trisht shpejtësia me të cilin janë bërë këto emërime. Këto zgjedhje do të përçajnë edhe më shumë demokratët. Nuk i njohim zgjedhjet”, u shpreh Kryetari Partisë Demokratike për Elbasanin Eugen Isai.