Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares shqiptare, doli para mediave ditën e sotme. Portieri i SPAL ishte krah trajnerit Edy Reja dhe iu përgjigj interesit të gazetarëve të pranishëm në konferencë.
“Kjo situatë është për të gjithë njëlloj. Po përgatitemi për këtë ndeshje, me gjithë mungesat që do i kemi. Ata që kanë ardhur e dinë dhe me siguri do jetë më mirë kur të gjithë të japin maksimumin. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne”.
“Atmosfera gjithmonë është e mirë, jemi bashkë prej kohësh. Kanë ardhur të gjithë, janë të gjithë këtu. Ndeshja me Kosovën do të jetë një ndeshje e mirë, edhe pse është e vështirë për shkak se kemi dy ndeshje të rëndësishme. Fokusi do të jetë edhe tek ato dy ndeshje”.
“Kemi një ndër mbrojtjes më të mira, në krahasim me të shkuarën. Janë djem të rinj dhe do lidhemi edhe më shumë. Kemi luajtur katër ndeshje dhe pësuam një gol, që ishte fatkeqësi do të thoja. Mbrojtja dhe i gjithë ekipi kanë bërë shumë mirë në fazën mbrojtëse”.
“Nuk është e lehtë të luajmë me Kosovën. Kur merret parasysh që është vëllazërore, gjërat merren më qetë. Nëse do ishte ndeshje kualifikuese, do të ishte shumë e vështirë. Është vendi im, si Kosova, si Shqipëria. Gjithmonë kam shkuar me bindjen të përfaqësoj të dy vendet. Uroj të bëhet një ekip, do bëhej super, që do e respektonte dhe do e kishte frikë gjithë Europa. Fatkeqësisht ndodhemi në një gjendje tjetër dhe duhet të shikojmë situatën aktuale. Ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore”.
“Lojtari më i rrezikshëm i Kosovës? Nuk kam frikë asnjë. Ata luajnë mirë, kanë lojtarë që luajnë futboll. Nuk duhet të përqendrohemi te një lojtar, por tek i gjithë ekipi. Ata kanë shumë lojtarë të mirë”.
“Nuk besoj se ndeshja me Kosovën do ndikojë. Atëherë (kur humbëm 3-0) kanë ndikuar shumë gjëra. Ajo ndeshje dhe kjo do jenë ndryshe. Fokusi ynë do të jetë te dy ndeshjet e Nations League, që janë shumë të rëndësishme për ne”. /abcnews.al