Etrit Berisha nën urdhra, Reja pret edhe një përforcim nga Italia

schedule09:24 - 8 Tetor, 2020

schedule 09:24 - 8 Tetor, 2020

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e 11 tetorit kundër Kazakistanit dhe për stafin teknik gjërat nuk është se kanë shkuar mirë, pasi disa futbollistë janë bllokuar nga klubet e tyre për t’u bashkuar me kombëtaren. FIFA ua ka krijuar këtë favor dhe Shqipëria e pëson.

Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula janë penguar nga klubet e tyre, ndërkohë që e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me Etrit Berishën. SPAL ka ndryshuar mendim dhe portieri i kombëtares ka mbërritur dje në Shqipëri.

Sot priten të reja për sulmuesin Giacomo Vrioni, i cili u pengua fillimisht nga Juventusi. FSHF që para pak ditësh e la të hapur mundësinë që i riu ta bashkohet me kombëtaren. Reja e pret, pasi alternativat në sulm nuk është se i ka të shumta.

Sa i takon të dëmtuarve, Jon Mersinaj vijon të ketë probleme. Mbrojtësi nuk luajti as në ndeshjen e fundit në kampionat me kroatët e Lokomotiva Zagreb. Shqetësime kanë pasur edhe Uzuni e Abrashi, të cilët me gjasa do të jenë gati për ndeshjen me Kazakistanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!