Samuel Eto’o ka folur për kalimin nga Barcelona te Interi.
Sulmuesi kamerunian u transferua te Interi në vitin 2009 në këmbim me Zlatan Ibrahimovic. Nerazzurrët morën gjithashtu 46 milionë euro.
“Më është dhënë një mundësi për të cilën do të jem gjithmonë mirënjohës. Kjo i lejoi Interit të bënte marrëveshjen më të bukur në historinë e tij.
Shkëmbimi me Zlatan Ibrahimovic ishte më i bukuri në historinë e futbollit. Kur mbërrita te Inter, i thashë Massimo Morattit: “Më jep kohë dy vjet dhe do të të jap Champions League”, tha për beIN Sports ish-lojtari, tani president i Federatës së Futbollit të Kamerunit.
Interi fitoi Ligën e Kampionëve 2009/10 duke mposhtur Bayernin 2-0 në finale falë dopietë së Diego Militos. /G.D abcnews.al/