Etiopi, mbi 50 mijë të zhvendosur nga luftimet në veri

schedule10:51 - 23 Prill, 2024

schedule 10:51 - 23 Prill, 2024

Mbi 50,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve në Etiopinë veriore. Këtë e bëri të ditur OKB-ja, duke nënvizuar se përleshjet e armatosura ndodhën në qytetet Alamata, Raya Alamata, Zata dhe Ofla më 13 dhe 14 prill.

“Numri i njerëzve të zhvendosur nga përleshjet e armatosura në qytetin e Alamatës dhe në nënndarjet administrative të Raya Alamata, Zata dhe Ofla që nga data 13 dhe 14 prill ka arritur në më shumë se 50,000”, tha Agjencia e Koordinimit të Çështjeve Humanitare të Shteteve të Bashkuara (OCHA) në një raport të publikuar mbrëmjen e së hënës.

OCHA specifikoi se rreth 42 mijë prej tyre janë larguar në jug, veçanërisht rreth qytetit Kobo, dhe 8,300 në qytetin Sekota në veri. Agjencia nënvizoi se shumica e të zhvendosurve janë gra, fëmijë dhe të moshuar./abcnews.al