Kandidatja dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se PS ka arritur një fitore historike në njësinë 7.
Ministrja e Drejtësisë u shpreh se: “Sapo u numërua vota e fundit për numrin 12 në zonën zgjedhore 37 dhe kemi regjistruar rezultatin më të lartë historik për Partinë Socialiste në këtë zonë”.
Gjithashtu ajo falënderon mbështetësit e kësaj force politike duke thënë se të gjithë bashkë ia dolëm të arrijnë një rekord të ri elektoral tek Shtata dhe një sukses elektoral pa precedent
“Pas një fushate të gjatë dhe plot entuziazëm dhe pas një maratone numërimi, jam e lumtur dhe tejet krenare të shënojmë 15,918 vota për Partinë Socialiste dhe kryetarin Edi Rama tek Njësia 7. Më shumë se në 2013! Më shumë se në 2017! Faleminderit nga zemra të gjithë banorëve të Shtatës për besimin e palëkundur tek Partia Socialiste dhe tek fushata jonë kokë më kokë me zgjedhësit. Një falënderim i veçantë për ekipin e fushatës për sakrificat dhe pasionin. Të gjithë bashkë ia dolëm të kapim një rekord të ri elektoral tek Shtata dhe një sukses elektoral pa precedent”, tha Gjonaj.
/abcnews.al/