marie kraja

FITUESIT-MARIE-KRAJA-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
nev ila18:49 | 21/04/2019

U mbyll plot shkëlqim edicioni i 17 i festivalit operistik “Marie Kraja”. Fitues u shpall tenori koreano-jugor Dongo Kim, pas një gare të fortë mes të gjithë konkurentëve.

Trofeu i festivalit të vokalit operistik Marie Kraja, në këtë edicion të 17 udhëton drejt Koresë së Jugut.
Tenori Dongo Kim triumfoi mes 15 konkurentëve nga e gjithë bota.

“Unë nuk e besoj dot akoma, sepse të gjithë konkurentët ishin shumë të fortë dhe unë sot nuk isha në formën time të mirë”, tha Kim.

Vendi i dytë shkoi për mezo-sopranon nga Turqia Ezgi Karakaya.
Ndërsa çmimi i tretë u nda mes sopranos shqiptare Nina Muho dhe tenorit tjetër turk Faik Mansuroglu.

Çmimi për këngën më të mirë i takoi rusit Kirill Matveev.

Sipas themelueses së Festivalit, Zana Çela, juria ndërkombëtare e kryesuar nga Nicolas Payne, drejtor i opera Evropa, nuk e pati aspak të lehtë ndarjen e çmimeve.

“Ishte një edicion i shkëlqyer. Këngëtarët ishin të gjithë të niveleve tejet të larta. Për ne si juri ishte shumë e vështirë të zgjidhnim se kush ishte më i miri, por patjeter Dongo Kim ishte the best, nivel shumë i lartë”, deklaroi ajo. 

Me prezencën edhe të të ftuarve special, të tillë si tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuozit të violines Elvin Hoxha, nata finale e Festivalit Marie Kraja, u mbyll me ovacionet e shumta të publikut në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë./abcnews.al

 

 

 

festivali-marie-kraja-1280x712.jpg
ad min19:30 | 20/04/2019

Nata e parë edicionit të 17-të  të Festivalit Operistik “Marie Kraja” ofroi një spektakël të vërtet. 15 konkurrentë nga e gjithë bota sollën për spektatorin një repertor të bukur dhe këngët legjendë të vendeve përfaqësuese. Në mbrëmjen e sotme të ftuar specialë, janë tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuozi i violinës, fituesi i disa çmimeve ndërkombëtare Elvin Hoxha./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono