“Ethet e Nilit” në Fier/ Të prekur 3 persona me moshë 50-60 vjeç, dy raste të dyshuara

schedule14:57 - 7 Gusht, 2024

schedule 14:57 - 7 Gusht, 2024

Fieri është një nga vatrat e  shpërthimit të sëmundjes së Etheve të Nilit në Shqipëri. Tre  pacientë të moshës nga 50 deri në 60 vjeç janë konfirmuar javën e parë të gushtit ndërsa për dy të tjerë priten përgjigjet e analizave. Të pesë pacientët pas mjekimi  në spitalin e Fierit janë dërguar për trajtim më të specializuar në spitalin Infektiv.

Transmetues i sëmundjes është një lloj i veçantë  mushkonje. Për këtë arsye specialistët e shëndetit publik i bëjnë thirrje Bashkisë së Fierit  të pastrojë kanalet vaditëse.

Ndërkohë dezinfektim në  Fier sipas shefes së shërbimit epidemiologjik po kryhet jo vetëm në vatrat ku u shfaq infeksioni, por në të gjitha territoret që shërbejnë si habitate për mushkonjat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!