“Ethe dhe kollë e thatë”, edhe Pepe Reina pozitiv me Coronavirus?

schedule10:32 - 24 Mars, 2020

schedule 10:32 - 24 Mars, 2020

Pepe Reina, portieri i Aston Villa, mendon se është me Coronavirus dhe e ka zbuluar diçka të tillë në një prononcim të dhënë për COPA. Spanjolli zbulon si është ndjerë dhe gjendjen aktuale. “Këtë javë pata simptoma prej Coronavirusit, ethe, kollë të thatë dhe vështirësi në frymëmarrje. Por tani jam mirë, sikurse edhe fëmijët e mi”.

Rrugëzgjidhja është vetëm një dhe Reina e thotë hapur: “Sa më shumë t’i ndjekim udhëzimet, aq më shpejt do të kalojë kjo situatë. Duhet të jemi strikt dhe të qëndrojmë brenda. Jam i sigurt që do të dalim nga kjo situatë, më të bashkuar dhe më të fortë”.

Në lidhje me rifillimin e kampionatit, portieri i njohur thotë: “ Tani për tani futbolli nuk më intereson, është në plan të dytë. Mirëqenia e njerëzve është gjëja më e rëndësishme. Është e vështirë të kthehesh të luash në këto momente. Për më tepër as që ka kuptim të luash me dyer të mbyllura. Duhet bërë zgjidhja më e shëndetshme dhe më e sigurt për të gjithë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!