Essi Fitlife: Mos hiqni dorë nga aktiviteti fizik edhe gjatë pushimeve të festave

schedule14:45 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 14:45 - 26 Dhjetor, 2020

Festat e fundvitit sjellin edhe konsumin e produkteve të ngarkuara ushqimore. Për këtë forma fizike për shumë persona është e rëndësishme. Në lidhje me këtë Essi Fitlife i emisionit “Nuk është karantinë”, ka dhënë disa këshilla se si të ndihemi më në formë.

Ajo ka prekur edhe pjesën e pandemisë, duke theksuar se personat që janë marrë me aktivitet fizik kanë qenë më të mbrojtur, fal edhe ushqimeve që kanë konsumuar.

“Të gjithë do të stërvitemi pas festave dhe një javë do të jetë mjaftueshëm për këdo për të bërë pushime dhe për të ngrënë, për të shijuar gatimet tradicionale, që Viti i Ri ka. Por mos e lini pas dore as aktivitetin fizik. Me pandeminë kemi qenë okay, pasi ka të bëjë shumë mënyra se si ushqehet dhe ne këto i kemi”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!