Espirito Santo kërkon ish-lojtarin e tij te Tottenham, kushton 45 milion £

schedule20:38 - 1 Gusht, 2021

schedule 20:38 - 1 Gusht, 2021

Tottenham vazhdon negociatat me Atalantën në lidhje me mbrojtësin Christian Romero (akordi mund të arrihet për 43 milion £), por argjentinasi nuk është objektivi i vetëm.

Trajneri i ri i skuadrës londineze, Nuno Espirito Santo ka një kërkesë për drejtuesit e Spurs. Tekniku portugez kërkon të ketë në skuadër Adamo Traore, me të cilin punoi për tre vite te Wolves.

 

Traore dhe Espirito Santos te Wolves

Daily Mail shkruan se “Ujqit” pritet ta lënë të lirë 25-vjeçarin e shpejtë të krahut të djathtë të sulmit për shumën 45 milion £, aq sa shitën Diogo Jota verën e kaluar te Liverpool.

Traore pëlqehet shumë edhe nga Liverpool, Chelsea dhe Leeds United. Nuno Espirito Santo e do me vete në Londër dhe Tottenham do të paraqesë së shpejti ofertën e parë zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!