Një imazh mahnitës i një mjegullnaje hapësinore, një flluskë gazi që i ngjan një fluture është kapur në Rrugën e Qumështit. Astronomët ishin në gjendje të kapnin këtë imazh të veçantë nëpërmjet teleskopit të Observatori Evropian Jugor.
Imazhi është ndarë në Twitter nga faqja zyrtare e Observatorit Evropian Jugor (ESO), e cila tregon mjegullnajën planetare, të quajtur NGC 2899, në një formë të ngjashme me një flutur, shkruan abcnews.al.
“E ngjashme me një flutur me strukturën e saj simetrike, ngjyrat e bukura dhe modelet e ndërlikuara, kjo flluskë e mrekullueshme gazi, NGC 2899, duket se fluturon përtej qiellit në këtë pamje të re të kapur nga teleskopi”, thuhet në postim.
E vendosur në yjësinë jugore të Velës midis 3 mijë deri në 6500 vite dritë larg Tokës, mjegullnaja NGC 2899 përfshin dy yje qendrore, të cilat i japin mjegullnajës pamjen e saj pothuajse simetrike./abcnews.al/