Një 55-vjeçar, P.A., banues në Finiq të Sarandës ka humbur jetën pas kontaktit më rrymën elektrike.
Sipas policisë 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur më makinën e punës, eskavator dhe aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të mjetit.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sarandë/Informacion
Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/