“Është një dhuratë, jemi të bekuar”, këngëtari i famshëm flet për të bijën 4 muajshe

schedule18:04 - 17 Maj, 2022

schedule 18:04 - 17 Maj, 2022

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, Nick Jonas ka folur për ndjesitë si baba i ri. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Priyanka Chopra janë prindër të një vajze 4 muajshe, të quajtur Malti. “Jeta është e bukur,” tha Nick kur u pyet për të bijën.

“Ajo është një dhuratë. Ne jemi thjesht kaq të bekuar.”, shtoi më tej ai. Në janar, Nick dhe Priyanka njoftuan se kishin mirëpritur një vajzë me anë të një nëne surrogate. Në fillim të këtij muaji, ata njoftuan se më në fund vogëlushja do të shkonte në shtëpi.

Malti kaloi 100 ditët e para të jetës së saj në Njësinë e kujdesit intensiv për të porsalindurit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!