Për ‘Real Story’, historiani Pëllumb Xhufi vlerëson se ishulli i Sazanit duhet shfrytëzuar.
Në verën e vitit 2020, në kulm të pandemisë dhe një krize ekonomike që goditi më shumë turizmin, Real Story udhëtoi në Sazan, vend ku sic duket ora ka mbetur shumë pas në vite.
Ndër të tjera Xhufi rrëfeu edhe vizitën e Berlusconit në këtë ishull, si edhe projektet e tij për zhvillim.
“Sazani duhet shfrytëzuar, në kushtet e reja të rënies së perdes së hekurt të shkrirjes së luftës së fohtë është mirë të shfrytëzohet. Më kujtohet ka patur edhe një vizitë Berlusconi, në mos gaboj në vitin 2003, edhe thoshte se kishte një projekt për të investuar në Sazan për ta bërë një ishull atraktiv për turizmin, jo vetëm për Sazanin por edhe për bregun e Italisë. Por ai projekt mesa duket nuk eci dhe Sazani.” – tha ai./abcnews.al