Kryerja e LSI Monika Kryemadhi e ka cilësuar ministren e Arsimit Evis Kushin si një ndër personazhet më pozitivë në PS. Megjithatë, e ftuar në “Log.” ajo tha se nuk mund të thotë që do të merren me trajtimin e nxënësve që kanë marrë pjesë në protestë.
“Ata të rinj pse ishin aq agresivë? Sese ata ndjejnë fllustrimin brenda familjeve të tyre. Ministren Evis Kushi e vlerësoj si një nga personazhet më pozitivë të PS. Por ajo nuk mund të thotë kurrë se ne do merremi personalisht me ata nxënësit që kanë marrë pjesë në protestë”, tha Kryemadhi.
LEXO EDHE: Protesta për vrasjen e Rashës, Kryemadhi zbulon bisedën me Yuri Kim: Kam qenë për ngushëllime
Gjatë bisedës, më tej Kryemadhi tha se Edi Rama ka frikë nga Briselda Shehaj, ish drejtoresha e Tatimeve tashmë pjesë e LSI. “Nuk do ta falte Edi Rama Brsilida Shehaj edhe për një qime floku, sepse Edi Rama ka frikë nga Briselda Shehaj. Pse? Sepse ajo nuk e ka lejuar Edi Ramën të bëjë atë evazion fiskal që bën sot Rama me oligarkët”, tha Kryemadhi. g.v/abcnews.al