Agjenti i Mesut Ozil, Erkut Sogut, vazhdon të flasë për të ardhmen e klientit të tij. Tek Arsenali, Ozil përfitoi një rrogë faraonike prej 350 mijë sterlinash në javë dhe nga kjo kontratë, ka edhe 1 vit.
Arsenali kërkon medoemos ta largojë, por agjenti i Ozil vazhdon të insistojë se fantazisti turk nuk e ka ndërmend të largohet. “Nuk mendoj se Mesut do të largohet para verës së vitit 2021. Ai ka një kontratë dhe do e respektojë. Do të qëndrojë tek Arsenali”, u shpreh agjenti.
Ozil nuk ka luajtur thuajse aspak që nga ardhja e Mikel Artetës në krye të “Topçinjve” në muajin janar dhe është e qartë se nuk bën pjesë në planet e tij./abcnews.al
"He's got an ongoing contract that hasn't changed"https://t.co/Kdm7DAGOzj
— Mirror Football (@MirrorFootball) July 30, 2020