Kur do ta publikojë Artan Hoxha videon e Lefter Allës duke thithur “të bardhë”

schedule16:18 - 22 Janar, 2020

schedule 16:18 - 22 Janar, 2020

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Artan Hoxha pritet të publikojë sot në orën 17:00 live në Abc News dhe abcnews.al videon ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është filmuar duke thithur kokainë në ambiente publike.

Hoxha do të jetë LIVE me Endri Xhafon duke transmetuar për herë të parë këto imazhe.

Këto janë fotot, VIDEOJA publikohet sot në orën 17:00

Gazetari investigativ Artan Hoxha foli pak ditë më parë për ekzistencën e këtyre pamjeve. Ai tha se ka kohë që është regjistruar por u spostua për shkak të termetit.

“Është në ambient publik (lokal), se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem”, deklaroi Artan Hoxha.

Pamjet do të transmetohet edhe në abcneës.al përmes livestream.