“Është koha për të bërë një hap të madh në karrierë”, Ajeti: Ndonjëherë jo gjithçka shkon mirë në futboll

schedule14:26 - 11 Qershor, 2024

schedule 14:26 - 11 Qershor, 2024

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlari” i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti po zhvillon mesditën e kësaj të marte, një konferencë për shtyp, nga ku u “detyrua” të krahasonte prapavijën e këtij edicioni me atë të Euro 2016, ku pavarësisht se nuk ka tha se kush është më e mira, la të nënkuptohej jo pak se kualiteti mes “Legjionarëve” është rritur goxha.

“Të gjithë mbrojtësit kemi një raport të mirë me njëri-tjetrin, gjë që besoj se na ka ndihmuar shumë edhe gjatë fazës kualifikuese të këtij Evropiani. Të gjithë luftojmë për njëri-tjetrin dhe është pikërisht ajo që na solli këtu dhe na duhet edhe në tre ndeshjet e Euro 2024.  Nuk mund t’i krahasoj me ata të vitit 2016. Në Evropianin e Francës isha unë më i riu dhe kishim ende Canën e Mavrajn dhe ishte padyshim një “siguri” ekstra për lojtarët e rinj dhe tani jam unë në vendin e tyre.

Siç e thashë edhe më herë në futboll ndodhin gjëra të papritura. Ndonjëherë je mirë e ndonjëherë je keq, por e rëndësishme është të mos humbasësh shpresën, pikërisht ajo që kam bërë unë dhe tashmë mendoj se ka ardhur sërish momenti, për të bërë sërish një hap të madh, në karrierë”,- është shprehur “shtatlarti” i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!