Është kërcënuar me vdekje, Steve Bruce: Nuk mund të marr dot frymë!

schedule14:16 - 11 Shkurt, 2021

schedule 14:16 - 11 Shkurt, 2021

Kërcënimet me vdekje dhe komentet raciste janë një çështje e “nxehtë” në ditët e fundit në Britaninë e Madhe. Trajneri i Newcastle, Steve Bruce, kërkon që kjo situatë të merret më seriozsiht. Ai e pranon se është kërcënuar me jetë dhe kërkon që autoritetet të reagojnë, sidomos pas rastit të gjyqtarit Mike Dean fundjavën që kaloi.

“Platformat  e rrjeteve sociale duhet të bashkëpunojnë më shumë me policinë. Kur shikoj gjyqtarin Dean të bëhet një shënjestër për shkak të një gabimi njerëzor, unë nuk mund të marr frymë. Është absolutisht e turpshme dhe qesharake. Duhet të ndërhyet sepse ka shumë njerëz të pambrojtur nga këto kërcënime”, deklaron anglezi.

 

“Unë nuk kam qenë në dijeni të kërcënimeve drejtuar ndaj familjes sime. Janë komente të pahijshme. Ata ndjejnë urrejtje dhe diçka duhet bërë. Gjëra si dikush që thotë se shpresoj të vdes nga Covid. Kërcënime me vdekje ka patur dhe sigurisht që kanë ndikuar në familje, pasi fëmijët e mi janë të ndjeshëm ndaj babait të tyre. Shpresoj që autoritet të reagojnë”, përfundon Bruce. /abcnews.al