Pas 5 viteve te “zikaltërit” e Inter, bordi i nënkampionëve të Evropës vendosi t’i “dhurojë” holandezit të mbrojtjes, Stephan de Vrij, një kontratë të re në muajin korrik, duke e shtuar bashkëpunimin me “gjigandët” italianë deri në vitin 2025.
Pavarësisht se ka humbur pikë në hierarkinë e Simone Inzaghit dhe nuk po përfiton shumë minuta në sezonin e ri, sërish 31-vjeçar është i lumtur tek Inter dhe po e merr në konsideratë faktin e mbylljes së karrierës në Milanon zikaltër, dëshirë që konfirmohet nga fjalët e menaxherit të tij.
“Stefan është shumë i lumtur në lidhje me rinovimin e kontratës. Disa klube u interesuan për shërbimet e tij, por as që i morën në konsideratë. Nuk i shqyrtuam kurrë si oferta. Stefan është i fokusuar në fitimin e titullit kampion, kjo është ajo që ai shpreson të ndodhë këtë sezon”,- u shpreh menaxheri i lojtarit. /i.m /abcnews.al