Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Është hero për ne”, flasin familjarët e të riut shqiptar që u përplas në SHBA

schedule19:09 - 24 Shtator, 2018

schedule 19:09 - 24 Shtator, 2018

Dhimitri Andoni, vetëm 22 vjeç vdiq tragjikisht në Florida të SHBA-së disa momente pasi ndihmoi një person.

I riu u përplas nga një kamionçinë, ndërsa familjarët e tij janë shprehur për mediat amerikane se Dhimitri ishte destinuar për gjëra të mëdha.

22-vjeçari shqiptar ishte një njeri i respektuar në komunitet dhe shihej si një qytetar model.



 

“Dua vetëm të them se sa i mrekullueshëm ishte Dhimitri dhe sa shumë i rëndësishëm ishte për ne”, është shprehur kushurira e tij, Kristiana Nasto.

Për ata është e trishtueshme ajo që ka ndodhur.

“Është e trishtueshme ajo që ndodhi, por ai është një hero për ne dhe ne falenderojmë njerëzit që na kanë ngushëlluar ”, tha Kristiana.

Nasto tha se kushuriri i saj kishte një të ardhme të ndritur përpara dhe së shpejti do të diplomohej për kontabilitet.

“Dhimitri bënte gjithçka për familjen, mua, për të gjithë komunitetin  shqiptar këtu. Është shkatërruese dhe shumë e dhimbshme të flasësh në të shkuarën, por ai ishte aq i sjellshëm dhe gjithmonë me energji pozitive. Ai e bënte të gjithë ata që e rrethonin të ndiheshin të lumtur”, tregoi Nasto.

Dhimitri Andoni vdiq të premten e 21 Shtatorit. Ai u përplas nga një kamionçinë që drejtohej nga një person me rekorde të mëparshme kriminale.

Dhimitri Andoni

Autori u identifikua me emrin Dana Byrd dhe kishte pak kohë që ishte liruar me kusht pasi kishte paguar mbi 100 mijë dollarë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Byrd pasi përplasi të riun shqiptar doli për të parë viktimën dha pasi konstatoi që Andoni kishte vdekur braktisi kamionçinën e tij dhe u largua nga vendngjarja me makinën e 22-vjeçarit.

Autori: Dana Byrd

Makina e viktimës u gjet pak kohë më vonë pasi babai i Dhimitrit e gjurmoi me GPS, ndërsa trupi i 22-vjeçarit u gjet disa orë pasi ishte vrarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!