Analisti Bleron Baraliu ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, që janë rritur ditët e fundit.
Baraliu foli për marrëveshjen e targave e cila është arritur në vititn 2011 dhe për të cilën u ra dakord të zgjatej me 5 vjet të tjera dhe në këtë kuadër theksoi se qeveria Kurti ka vensdosur “që nuk mund të jetë objekt i shantazhit dhe bandave kriminale.”
I pyetur se çfarë ka fituar Kosova nga veprimet e Albin Kurtit në lidhje me marrëveshjen e targave, baraliu tha se është ende herët për të gjykuar.
“Është herët të gjykojmë se çfarë ka fituar Kosova. Çka mund të themi ëshët që gjitha zhurma që është ngritur mbi gjoja inskenimin e një konflikti të mundshëm është më shumë një taktikë e palës tjetër e cila udhëhiqet nga liderë politikë që kanë qenë pjesë e regjimit të Millosheviçit. Kemi të bëjmë me një seri politikanësh që për 25 vite kanë ushtruar të njëjtin presion ndaj palës shqiptare”, tha Baraliu.
Ndërkohë, për gazetaren Linda Karadaku nuk është vonë, pasi pasojat tashmë janë të dukshme.
Tashmë qeveria e Kosovës e ka humbur ndikimin në veri dhe nëse aty kishte serbë të integruar deri para disa ditësh, tashmë nuk ka më, duke hedhur poshtë një punë disavjeçare.
“Është vonë, nuk është herët. Sepse pasojat janë tani dhe të menjëhershme. Qeveria e Kosovës nuk ka më ndikim në veri. Nëse kishte serbë në veri që ishin të integruar, pak shumë, në mënyrë demostrative nuk janë më. Kemi një shkëputje të popullsisë së vëeriut nga qeveria e kosovës. Për të arritur atë që kishim deri para disa ditësh është punuar për vite. Asociacioni ishte një kompromis. Ajo që ne shohim nuk është rezultat pozitiv nga mënyra se si qeveria dhe zoti Kurti e menaxhuan situatën. Kur ndërmerr një veprim të tillë do kesh parasysh pasojat. Sot Perëndimi po këkron asociacionin”, tha Karadaku. /abcnews.al