“Është e vërtetë që ka zaptim të plazheve” , Topuzi në Abc Live: Shteti ka dhënë 80% te biznesi, shqiptari e çon 90%

schedule12:03 - 27 Korrik, 2022

schedule 12:03 - 27 Korrik, 2022

Kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi ka thënë se ka pasur një rritje të konsideruehsme të çmimeve për industrinë e hoteleve dhe rënia e euros nga ana tjetër, ka ndikuar në fitimet e tyre.

I ftuar në “Abc Live”, Topuzi komentoi edhe denoncimet e çmimeve të larta me foto të faturave nëpër mediat sociale dhe tha se këto përdoren për të bërë lajm.

“Ka një rritje të konsiderueshme të çmimeve të produkteve që përdor industria e hoteleve, ka një rënie të konsiderueshme të euros. Shumica e turistëve që vijnë përdorin euro”, tha Topuzi.

“Unë mundohem vazhdimisht të ndërhyj. Janë njerëz që duan të bëjnë lajm me këto metoda. Duhet të jemi realist. Çmimet janë rritur. Elemente të tilla po mundohen të ulim imazhin. Ne nuk mbahemi për çmime të larta. Në rast se ne nuk do kishim çmime të ulëta, kjo do më shqetësonte. Këtë e siguron nga veriu deri në jug. Nuk diskutohet të pushosh në gusht në vendet e mira me 30 euro. Unë jam me këtë. Përderisa flasim për turizëm elitar, nuk mund të pretendosh se çmimi 300 euro është çmim i lartë”, vijoi Topuzi.

Ai pranoi edhe zaptimin e plazheve, duke thënë se këtë vit 80% janë dhënë te bizneset, kur raporti duhet të jetë 40 me 60.

“Është e vërtetë që ka një zaptim, këtë vit janë dhënë 80% e plazheve, shqiptari ka tendencë ta çojë 90%. Ky raport duhet të përfundojë 40 me 60. Jo më tepër se 40% të jepet për biznesin”,  tha Topuzi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!