Escobar: Vlerësojmë qeverinë malazeze për punën dhe ecurinë drejt rrugës europiane

schedule16:00 - 18 Mars, 2024

schedule 16:00 - 18 Mars, 2024

Gabriel Escobar ka vlerësuar se qeveria e Malit të Zi ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në krijimin e themeleve për një rrugë të gjatë drejt Perëndimit dhe anëtarësimit në BE. Gjithashtu u shpreh se vlerëson dhe mbështet kryeministrin Millojoko Spajiç.

“Qeveria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në krijimin e themeleve drejt Perëndimit dhe anëtarësimit në BE. Tani detyra më e rëndësishme për Malin e Zi është të mbështesë gjithçka që bën kryeministri”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Filip Ivanoviç, pas mesazhit të Escobarit është shprehur i bindur se deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, Mali i Zi do të përfundojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe do të bëhet anëtar i ri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!