Escobar takoi Bashën, Strazimiri: Nuk ishte lajm i ditës, Berisha po lufton me dinjitet “non grata-n”

schedule21:58 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 21:58 - 9 Dhjetor, 2021

Teksa vetëm 3 ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së i iniciuar nga Sali Berisha, debatet politike janë fokusuar se çfarë do të ndodh më 11 dhjetor.

I ftuar në studion e “Log.” në ABC, anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimit është ndalur edhe tek vizita që sot  Zv/ ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar zhvilloi në Tiranë.

Zyrtari i lartë amerikan takimet i nisi me liderin e PD-së. Takimi që zgjati më shumë se një orë me kryedemokratin dhe kupolën drejtuese të PD-së u pasua me një bisedë të shkurtër kokë më kokë mes Escobarit dhe Bashës.

Strazimiri është shprehur se ardhja e Escobar u fry si një fluskë. Sipas tij lajm ishte raportimet e kryeministrit Edi Rama tek Anthony Blinken dhe Joe Biden lidhur me korrupsionin.

“Escobar ka folur siç ka folur 9 vjet Sali Berisha. Institucionet të zbatojë luftën kundër korrupsionit. Është një fluskë e shfryrë. Vendi ka rënë në renditjen e raporteve ndërkombëtare dhe në Departamentin e Shtetit. Lajmi  i ditës është se Joe Biden dhe Blinken kanë pasur përballë Edi Ramën që u thoshte sa fortë është luftuar korrupsioni. Do duhej lajm se a jemi përfaqësuar sot denjësisht para dy personave më të fuqishëm në botë. Rama thoshte sa fort e ka luftuar korrupsionin.” Tha Strazimiri.

Ndërkohë duke u ndalur tek shpallja e Berishës “Non grata”, Strazimiri ka theksuar se ky është rast unik pasi nuk SHBA nuk ka sjellë prova për të.

“Është një vendim unik. Se është larguar. Ai e çon në gjyq dhe i thotë me sill provat. Lufton për dinjitetin e vet përballe më të fuqishme të botës. Sigurisht që ngjall respekt. Ky nuk po sillet si një person i korruptuar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!