Esat Mala do të jetë pjesë e Partizanit edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Mesfushori, i cili firmosi me Giresunspor këtë verë, nuk do të qëndrojë në Turqi.
Ky është një lajm i mirë për trajnerin Ilir Daja, të cilit i rikthehet një nga titullarët e rëndësishëm te Partizani.
“Panorama Sport” e ka veçuar në faqen e parë këtë lëvizje, ndërkohë që shkruan edhe për një përforcim në sulm te Kastrioti.
Marin Mudrazija i ishte propozuar prej ditësh krutanëve, që kanë vendosur t’i besojnë majën e sulmit kroatit që i ka mbushur 26 vjeç.
Mudrazija e kishte nisur këtë sezon në ligën e dytë kroate me Jarun dhe në 3 ndeshje kishte shënuar një gol.
Dy sezonet e fundit ai është aktivizuar me Dubrava Zagreb dhe në 46 ndeshje ka gjetur rrugën e rrjetës 13 herë. / abcnews.al