Erzeni thyen Ilirinë, Luftëtari barazon me Lushnjën

schedule16:25 - 15 Janar, 2020

schedule 16:25 - 15 Janar, 2020

Ditë miqësoresh sot. Luftëtari i Kategorisë Superiores është përballur me ekipin e Lushnjës, që synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Ndeshja mes tyre është mbyllur në barazim 1-1 dhe për gjirokastritët ka shënuar “xholi” Donald Açka.

Një takim tjetër i zhvilluar sot është ai mes Ilirisë dhe Erzenit, fituar nga shijakasit me rezultatin e ngushtë 1-2. Për skuadrën nga Fushë-Kruja realizoi sulmuesi Armand Pasha, i cili ndëshkoi ish-ekipin e tij. Skuadra e Nicës realizoi dy herë, fillimisht me Rezin dhe pastaj me Xhemalajn. /abcnews.al

Luftëtari-Lushnja 1-1

Iliria 1-2 Erzeni
Shënues: Pasha 31′ / Rezi 16′, Xhemalaj 79′

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!