Ervis Martinaj është emri më i lakuar i kohëve të fundit në Shqipëri dhe nuk ka mbetur pa u përmendur edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Ka qenë deputeti Flamur Noka ai që e ka ngritur si shqetësim, duke vënë në dukje se nuk dihet ku është Martinaj.
“A është zhdukur? A është gjallë? A mos ka ikur? A mos është edhe ai këtu? Ndodh një situatë e tillë dhe shteti ngre duart lart. Të vriten njerëzit si lepuj, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, tha Noka.
Ai vazhdoi më tej duke u ndalur te dekonspirimi i operacioneve dhe tha se ka frikë të telefonojë për këtë arsye
Do ju telefonoj me të parë. A e dini ju sot, që sot, qytetarët nuk guxojnë të shkojnë një denoncim apo telefonatë, sepse pa u mbyllur telefonata, krimineli u shkon në shtëpi. Është ajo që tha Gledis Nano, dekonspirohen. Edhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mund të më dekonspironi”, tha deputeti.
“A ka informacion qeveria për Ervis Martinajn? Qarkullojnë lloj-lloj thashethemesh, shteti nuk e gjeti, por e gjeti hasmi”, shtoi Noka. /abcnews.al